Del Bosque kërkon qetësi tek madrilenët: Të gjithë i kemi përjetuar këto momente
Ish trajneri Madrilen dhe ish trajneri i Spanjës, Vicente Del Bosque ka dhënë një intervistë në të cilën ka folur për situatën aktuale të Real Madridit dhe për trajnerin Zidane.

Spanjolli ka kërkuar qetësi pasi të gjithë kanë përjetuar këto momente dhe ka mbrojtur teknikun Zidane, përcjell Albeu.com.

Situata e Realit? ”Kjo vjen nga të qenit kampion i Europës dhe i Botës, që i fituan në vitin e kaluar. Të gjithë i kemi përjetuar këto momente.”

Zidane? ”Ajo që ka bënë Zidane është më e mira që mund të bëhet. Gjithkush e di mirë ekipin e tij, duhet të jeni të qetë dhe le të kalojnë ditët, ka ende shumë pikë për t’u luajtur.” /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2018, ora 17:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori