Del Bosque: Kishim fat dhe fituam
Del Bosque
Trajneri spanjoll, Vicente del Bosque, ka pranuar se skuadra e tij ishte me fat që kaloi në gjysmëfinale, pas duelit të vështirë ndaj Paraguait. Ai e pranon se ka qenë shumë ndeshje e vështirë dhe shumë e papërshtatshme për ta, pasi paraguajanët nuk i kanë lënë ta luajnë lojën e tyre.

“Ne nuk luajtëm tmerrësisht mirë, por ne jemi të kënaqur pasi që e dimë se kemi të gjitha resurset e nevojshme për t’u përballur me çdo rival, duke përfshirë këtu edhe Gjermaninë”.

“Është një moment i mrekullueshëm për futbollin spanjoll. Ne mposhtëm Gjermaninë në finale të Euro 2008, por ata janë një nga ato ekipet elitare dhe unë mendoj se kjo tregon vlerat e futbollit evropian”, tha Del Bosque.
Shtuar më 04/07/2010, ora 22:05
Tage: bosque
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori