Del Bosque me dhimbje koke, dëmtohet Morata
Spanja mbrëmë arriti një fitore të lehtë në miqësore 6-1 ndaj Koresë së Jugut, por ka qenë një sfidë që shtoi dhimbjet e kokës për Del Bosuqen.

Alvaro Morata me shumë gjasa do të mungojë në ndeshjen që Spanja do të zhvillojë më 13 qershor ndaj Republikës Çeke në Euro 2016. Sipas të përditshme iberike “Marca”, sulmuesi i është nënshtruar dje disa kontrolleve më të specializuara në klinikën “Sanitas la Morelaja” të Madridid, që kanë evidentuar një dëmtim në këmbën e majtë.

Bëhet fjalë për një problem jo shumë i rëndë për Morata, por që mund ta mbajë larg fushave për një javë. Në miqësoren ndaj Koresë së Jugut, Morata realizoi dy gola për spanjollët, duke treguar një formë të mirë.
Shtuar më 05/06/2016, ora 14:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori