Del Bosque: Me Francën vendoset kreu i grupit
Në shtëpinë e Spanjës, në prag të duelit të Vincente Calderon ndaj Francës, gjithçka vërtitet rreth një emri, Sergio Ramos. A do të jetë apo jo qendërmbrojtësi madrilen i gatshëm për sfidën më të rëndësishme për këto Eliminatore?

Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes, i pyetur mbi këtë fakt trajneri i Spanjës, Vincente Del Bosque e la në pikëpyetje aktivizimin e tij duke garantuar se nuk do të detyrojë për të luajtur asnjë futbollist që nuk është në 100 përqind të formës së tij fizike.

"Ramos u stërvit rregullisht me pjesën tjetër të grupit dhe nëse është mirë fizikisht do të luajë. Nuk mund të detyrojmë askënd që të zbresë në fushë nëse nuk është në kondicion të plotë", dekalroi Del Bosque.

Përsa i përket përballjes me transalpinët, Del Bosque u tregua direkt duke e cilësuar këtë ndeshje si një sfidë me eleminim:

"Në garë janë gjithashtu dhe 15 pikë të tjera por dy sfidat me Francën mund të jenë jetësore pasi prej tyre mund të varet dhe fati i vendit të parë në grup. Mendoj se është si një sfidë me eleminim direkt pasi skuadra që renditet në vendin e dytë në grup më pas duhet të shkoj në play-off", u shpreh Del Bosque.

Trajneri Spanjës pranoi se Franca e Deschamps është e ndryshme nga ajo që e Blanc, që përfaqësuesja e tij mundi 2-0 në çerekfinalet e kampionatit Europian:

"Kanë ndryshuar shumë në qendër të mbrojtjes dhe të mesfushës. Nuk kanë ndryshuar emrat por kanë ndryshuar stilin dhe unë besoj se është një skuadër e ndryshme nga ajo e evropianit. Unë besoj se duhet të bëjmë kujdes nga Benzema. Ai është një prej sulmuesve më të mëdhenj në botë dhe që mund të zgjidhë dhe i vetëm një ndeshje", u shpreh trajneri i kampionëve të Botës dhe Europës.

Në prag të sfidës me Francën foli gjithashtu dhe Cesc Fabregas, i cili pranoi se nuk e ka problem aktivizimin si sulmues kryesor.

"Personalisht më pëlqen të luaj në mesfushë por nëse trajneri vendos të më aktivizojë si numër 9 për mua nuk ka problem, di të përshtatem në cdo pozicion", tha Del Bosque.

Spanjë-Francë luhet nesër në orën 20.45 në stadiumin "Vincente Calderon" të Madridit. /albeu.com/
Shtuar më 15/10/2012, ora 17:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori