Del Bosque publikon listën: rikthehet Pique, Llorente jashtë
Vicente Del Bosque ka zbuluar listën e futbollistëve të grumbulluar për dy ndeshjet e rradhës kundër Sllovakisë dhe Luksemburgut. Jashtë "La Roja"-ës është lënë sulmuesi i Juventus Fernando Llorente, ndërkohë që kthehet Gerard Pique.

"Asnjë nuk është dëbuar. Është thjesht çështje besimi. Po ftoj Diego Costan pasi po luan në të gjitha ndeshjet dhe është në fortmë. Pique është i dobishëm për ne. Djemë si Bernat dhe Rodrigo duhet të jenë në kombëtare për vitet në vijim", është shprehur Del Bosque në konferencën për shtyp. /albeu.com/

Ja lista e plotë:

Casillas, De Gea, Kiko Casilla, Caravajal, Juanfran, Pique, Albiol, Sergio Ramos, Azpilicueta, Jordi Alba, Iturraspe, Busquets, Koke, Iniesta, Cazorla, Cesc, Rodrigo, Pedro, Raal Garcia, Juan Bernat, Diego Costa, Alcacer dhe David Silva.
Shtuar më 03/10/2014, ora 14:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori