Del Bosque shpall listën, Pique jashtë
Pëlqej
Tekniku i Spanjës Vicente Del Bosque ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për miqësoren e 4 shtatorit kundër Francës në Spanjës dhe për ndeshjen Eleminatore për "Francë 2016" kundër Maqedonisë më 8 shtator.

Del Bosque ka thirrur 5 lojtarë të Barcelonës por ka lënë jashtë Gerard Pique, ndërsa Real Madrid numëron 4 lojtarë.

Kiko Casillas, Mikel San Jose, Isco, Raul Garcia dhe Paco Alcacer mund të konsiderohen risitë në kombëtaren spanjolle. /albeu.com/

Ja lista e plotë e të grumbulluarve të Del Bosque-s:

Portierë: Casillas (Real Madrid), De Gea (Manchester United), Kiko Casilla (Espanyol).

Mbrojtës: Sergio Ramos, Carvajal (Real Madrid), Juanfran (Atletico), San Jose (Athletic), Albiol (Napoli), Marc Bartra (Barcelona), Jordi Alba (Barcelona), Azpilicueta (Chelsea).

Mesfushorë: Busquets (Barcelona), Cazorla (Arsenal), Cesc (Chelsea), Iturraspe (Athletic), Pedro (Barcelona), Isco (Real Madrid), Silva (Manchester City), Iniesta (Barcelona), Koke (Atletico).

Sulmues: Raul Garcia (Atletico), Diego Costa (Chelsea), Paco Alcacer (Valencia).
Shtuar më 29/08/2014, ora 14:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori