Del Bosuqe ka refuzuar Interin
Trajneri spanjoll, Vicente Del Bosque, ka refuzuar ofertën e Massimo Morattit, për ta drejtuar Interin. Sipas mediave spanjolle, Del Bosque refuzoi kërkesën e Morattit gjatë merkatos, që të merrte drejtimin e ekipit nga Milano.

Sipas gazetës AS, trajneri Bosque i tha jo menjëherë ofertës së Interit, pa i mësuar detajet e saj.

Po ashtu Sportmediaset shkruan se trajneri i Spanjës, ka refuzuar edhe oferta të tilla sikurse nga Chelsea.

"Do ta respektoj kontratën time me Spanjën, që e kam deri më 2014", ka thënë shkurt ai. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2011, ora 19:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori