Del Piero: Besart Berisha, i jashtëzakonshëm
Legjenda e futbollit italian, Alessandro Del Piero, ka respekt të madh për sulmuesin shqiptar Besart Berisha. "Ai është një sulmues shumë i fortë", ka thënë Del Piero për Berishën, raportojnë mediat në Australi. Del Piero e Berisha do të jenë sot do të jenë rivalë. Skuadra e Berishës, Brisbane Roar, do të presë Sydney-n e Del Pieros në kuadër të javës së dytë të A-League.

Të dyja skuadrat kanë shënuar fitore në javën e parë. Berisha kontribuoi me gol në fitoren 2-1 të Roarit në udhëtim kundër Uellingtonit, derisa sulmuesi Del Piero pati një gol dhe një asist në fitoren 2-0 të Sydney-t kundër Newcastle Jets.

"E di shumë mirë historinë e Berishës. Ai ishte ndër lojtarët e parë që njoha kur arrita në Australi, pasi Brisban kishte fituar dy tituj rresht. I kam kushtuar rëndësi të madhe Brisbane dhe Berisha ka shënuar gola me bollëk. Ai sulmues ka potencial të jashtëzakonshëm", është italiani 38-vjeçar, i cili në shtator të vitit të kaluar u transferua te Sydney, pas një karriere të gjatë e shumë të suksesshme te Juventus.

"Në ndeshjen e fundit, Berisha kishte mundësi të ndryshme. Ai krijoi hapësirë për vete që të shënojë. Cilësitë e tij nuk mund të nënvlerësohen kurrsesi. Të gjithë i dinë cilësitë e tij. Shpresoj që të mos shënojë", ka vijuar "Pinturicchio".


28-vjeçari Besart Berisha ka nisur edicionin e tretë në Australi. Në edicionin e parë shkëlqeu dhe udhëhoqi Brisbane Roar drejt titullit, ndërsa fitoi shumë çmime individuale. Berisha e Del Del Piero edicionin e kaluar shënuan nga 14 gola.

Shqiptari nga Prishtina e ka shprehur vazhdimisht admirimin që ka për sulmuesin italian. "Del Piero për mua është lojtar legjendë. Por jo vetëm për mua është i tillë, edhe për shumë lojtarë të tjerë", ka deklaruar Berisha.

Sulmuesi ka refuzuar të luajë për Shqipërinë, pasi Australia është shumë larg. /albeu.com/



Shtuar më 19/10/2013, ora 13:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori