Del Piero: Dua fitore ndaj Napolit
Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero ka shprehur dëshirën për të shkruajtur një tjetër faqe në historinë e Juventusit, duke arritur një fitore kundër skuadrës së Napolit.

“Deri tani gjithçka ka qenë fantastike dhe e pa përshkrueshme. Unë shpresoj që të shkruaj një faqe të re të historisë ndaj Napolit me një fitore së bashku me bashkëlojtarët e mia. Unë jam i fokusuar për të arritur fitoren dhe nuk dua të largoj mendjen nga ky qellim. Gjëja e rëndësishme është që të mendoj për të dielën dhe të fitoj. Më pas do të ketë pushime dhe gjithçka tjetër. A do të luaj në Katar? Prisni deri të hënën”, ka deklaruar Del Piero. /albeu.com/
Shtuar më 20/05/2012, ora 17:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori