Del Piero falenderon Tottin per levdatat
Pëlqej
Albeu.com
Sulmuesi i Juventusit Alessandro Del Piero ka falënderuar 'homologun' e tij te Roma, Francesco Totti, për lëvdatat që i ka bërë ndaj legjendës së bardhezinjve.
Gjatë një interviste, numri dhjetë i Romës e ka lëvduar Del Pieron për formën e jashtëzakonshme që e ka treguar në ndeshjet e fundit, ndërsa numri dhjetë i Juves ka reaguar në mënyrën më të mirë ndaj simbolit të Romës.

“I lexova komplimentet e Tottit dhe ato ishin fjalë të cilat më bënë të ndihem shumë mirë, pasi që ishin të shkruara me sinqeritet dhe me dashamirësi”.

“Ne kemi raport shumë të mirë me njëri-tjetrin, me një admirim në të dyja anët, pavarësisht se ne nuk e thërrasim njëri-tjetrin në telefon. Francesco është një lojtar i madh dhe unë do të dëshiroja ta falënderoj për këto fjalë të mira. Shpresoj që shumë shpejt do të kthehet në formën më të mirë”, është shprehur Del Piero.

Del Piero dhe Totti kurrë nuk kanë pasur një miqësi të mirë më herët, dhe kjo vjen si pasojë e dallimeve të cilat i kanë pasur në të kaluarën, për shkak se nuk mund të përshtateshin së bashku në Përfaqësuesen e Italisë. Ndërsa që nga Kampionati Botëror 2006, konflikti ndërmjet tyre ka marrë fund.
Shtuar më 12/11/2008, ora 22:12
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori