Del Piero flet për sfidën ndaj Ajax-it, dhe shanset e Juventusit në Champions
Ish-legjenda e Juventusit Alex Del Piero, ka analizuar sfidën e Ligës së Kampioneve ku Juve do të përballet me Ajax-in.


"Sfida është e madhe. Ajax bëri një paraqitje të pabesueshme kundër Real Madrid, impresionoi botën për mënyrën se si ka luajtur, duke pasur parasysh sa të rinj janë lojtarët e tij.

Do të jetë kundërshtar i vështirë për Juventusin, por duke marrë parasysh finale, duhen mundur të gjithë. Juventusi ka mundësinë për ta fituar Ligën e Kampionëve dhe jo vetëm për shkak se do të përballet me Ajax në çerekfinale, por sepse ishte një nga favoritët nga fillimi i garës. Këtë sezon i është bashkuar Cristiano Ronaldo, ndërsa tashmë e ka treguar se çfarë mund të bëjë, duke mbërritur në dy finale Champions-i në katër sezonet e fundit.

Allegri është duke bërë një punë të madhe, askush nuk mund të thotë të kundërtën. Nuk është e lehtë për të fituar çdo vit në Itali dhe të jesh ndër më të mirët në Europë, çdo sezon. Ai ka merita për dy finalet e Champions-it. Tifozët e Juventusit janë me të. Natyrisht, pas shtatë titujsh në Serie A, tifozët duan të fitojnë Ligën e Kampionëve.
Ardhja e Ronaldos i ka rritur më shumë pritshmëritë. Ajo që bëri në përmbysjen ndaj Atletico Madridit ishte e pabesueshme, e përsosur. VAR-i? Teknologjia ka ndryshuar futbollin dhe po ndihmon për t'i bërë gjërat më të drejta".
Shtuar më 16/03/2019, ora 15:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori