Del Piero komenton golin më të bukur të karrierës (VIDEO)
Legjenda e Juventusi, Alessandro Del Piero, ka komentuar ndeshjen mes Fiorentinas e Juventusit, që zhvillohet këtë fundjavë.
Ndeshjen kundër Fiorentinas Del Piero e cilëson si derbi, teksa thotë se ndaj tyre ka shënuar ndoshta golin më të bukur në karrierë.

“Mund të konsiderohet derbi, dhe unë sigurisht se e shoh të tillë. Një derbi tërheq shumë vëmendje, dhe ndoshta kjo mungon ku luajnë këto dy skuadra”, u ka thënë Del Piero gazetarëve në Firence.

“Unë kam shënuar mbase golin më të bukur dhe më të rëndësishëm të karrierës sime kundër Fiorentines. Në fakt, ai sigurisht ka qenë goli më i mirë që unë e kam shënuar në jetën time”, shtoi ai. /Albeu.com/

Shtuar më 12/01/2017, ora 20:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori