Del Piero lavdëron punën e Zidane dhe shprehet i habitur nga suksesi i tij në Real Madrid
Pëlqej
Ish bashkëlojtari i Zinedine Zidane te skuadra e Juventusit, Alessandro Del Piero ka lavdëruar punën e mikut të tij si trajner i Real Madridit.

Del Piero ka dhënë një intervistë për Sky Sports ku ka folur për Francezin dhe Real Madridin.

”Ishte tronditëse mënyra e tij se si ai është bërë trajner i Real Madridit. Eshtë e vërtetë që kam qenë atje para shumë viteve dhe se e kam njohur atmosferën në atë klub, por puna e trajnerit është krejtësisht e ndryshme. Jam i habitur pozitivisht nga ajo që Zidane ka arritur të bëjë me Real Madridin.”

Zidane është një mik i imi shumë i këndshëm, me pak shaka, me pak fjalë, por që është gjithmonë aty ku e kërkon. Ai punon shumë dhe jep gjithçka nga vetja.” /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2017, ora 17:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori