Del Piero: Me Juven e kam shijuar çdo sekondë
Albeu.com
Sulmuesi i Juventusit, Alessandro Del Piero, ka folur për ‘martesën’ e tij 15 vjeçare me Zonjën e Vjetër, duke thënë se është i ngazëllyer që ka luajtur kaq gjatë me fanellën bardhezi.Kapiteni, ikona dhe heroi i Juventusit është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave te Bianconerët dhe po ashtu lojtari me më shumë paraqitje në fanellën bardhezi.

Del Piero është transferuar te Juventusi në vitin 1993 nga Padova duke u bërë shumë shpejt i adhuruari i tifozëve të Juves.

“Jam shumë i lumtur që e kam kaluar gjithë këtë kohë në këtë skuadër”.

“Kam përjetuar shumë ambicie, beteja, fitore dhe humbje, dhe gjithmonë mbetem i lumtur”.

“Martesa ime me Juventusin ka qenë fantastike dhe e kam shijuar secilën sekondë”, ka thënë Del Piero.
Shtuar më 23/09/2008, ora 15:11
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori