Mesfushori i Tottenham Hotspur,
Dele Alli, ka kërkuar që të largohet nga klubi për t’u transferuar në Paris Saint-Germain këtë muaj.
Në muajt e fundit ka pasur spekulime të shumta për një largim të
mundshëm të anglezit nga
Spurs dhe me emërimin e Mauricio Pochettinos si trajner i PSG, gjërat kanë ndryshuar.
PSG kishin shprehur interesim për nënshkrimin e
Alli edhe gjatë verës mirëpo një transferim i tillë nuk kishte ndodhur.
Jose Mourinho, menaxheri i
Spurs, ka shqetësime për sjelljet e
Alli dhe kohët e fundit kanë pasur probleme të vogla mes vete.
Poch ka raporte të mira me Allin dhe një bashkim i tyre në një klub të ri, është i
mundshëm
Shtuar më 21/01/2021,
ora 13:20