Dele Alli pas ndeshjes nuk ishte i surprizuar nga fitorja e thellë kundër Realit
Pëlqej
Anësori i Tottenhamit, Dele Alli, nuk u shpreh i befasuar nga cilësia e performancës së Tottenhamit në fitoren ndaj Real Madridit në Ligën e kampionëve.

Tottenhami ishte një klas më lart se gjiganti spanjoll i futbollit, Real Madridi, duke e mposhtur me rezultat 3-1 në një ndeshje atraktive. Tottenhami ka kryesimin në Grupin H dhe Dele Alli nuk shprehet i befasuar për këtë sukses.

“Të jem i sinqert, jo”, i tha Alli BT Sport kur u pyet nëse u befasua nga paraqitja ndaj Realit.

Ne kemi biseduar pas ndeshjes në Bernabeu dhe kemi e kemi kuptuar se besuam sa hapësirë kemi pasur për të luajtur dhe sa lehtë bënim pasimet, pasi ata ishin shumë të pa angazhuar”.

“Mendoj se e kemi ditur se nëse ne jemi solid atëherë mund të arrijmë të krijojmë raste dhe gjithmonë ndaj ekipeve të tilla luajmë për fitore”.

“Ishte performancë fantastike prej nesh. Ne i kemi qëndruar besnik planit të lojës dhe bëmë shumë raste. Kemi mundur të shënojmë më shumë, por jam i kënaqur me rezultatin”, potencoi Dele Alli. /albeu.com/
Shtuar më 02/11/2017, ora 08:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori