"Delikatët" Robben dhe Bale, ja kush ka luajtur më shumë këtë sezon
Arjen Robben dhe Gareth Bale njihen si dy nga futbollistët që dëmtohen më shpesh. Gjithsesi statistikat e këtij sezoni tregojnë se holandezi edhe pse është 33 vjeç, është aktivizuar më shumë se 27-vjeçari Bale.

Në 45 ndeshjet e këtij sezoni të Bayernit, Robben ka qenë i pranishëm në 33 sfida, duke luajtur 2.370 minuta, 58.5% e kohës totale. Në 12 ndeshjet që nuk është aktivizuar, vetëm në 6 prej tyre shkak kanë qenë problemet fizike.

Krejtësisht e kundërta ndodh me Bale, që ka luajtur vetëm 26 ndeshje nga 51 sezonale të Realit, me 1.290 minuta, sa 40.5% e kohës totale. Nga 25 sfidat që nuk është aktivizuar, në 23 prej tyre mungesa ka qenë për shkak të dëmtimit.

Gjatë dy sezoneve të tij të fundit me skuadrën madrilene, Robben luajti 65 ndeshje nga 102 të mundshmet, ndërkohë që uellsiani ka luajtur 57 ndeshje të luajtura nga 103 të mundshmet.
Shtuar më 25/04/2017, ora 17:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori