Della Valle: Cuadrado? Ikën për një super-ofertë
Pëlqej
Fiorentina dorëzohet, Juan Cuadrado me shumë mundësi do të largohet nga Firenze sepse kjo është dëshira e lojtarit kolumbian. Detaj që del direkt nga goja e presidentit, Andrea Della Valle, i cili sqaron situatën.

"I kam kërkuar Cuadrados ta shtyjë edhe për një sezon largimin por nuk jam aspak optimist. Nëse vjen një ofertë e rëndësishme ai dëshiron të largohet. Është treguar nje njëri i ndershëm sepse e dashuron këtë qytet. Le t’i japim kohë deri në fund të Gushtit por edhe pa të do të jemi kompetitivë", ka thënë presidenti i Fiorentinës.

Në vijim, prodhuesi i famshëm i filmave shton se sulmuesi kolumbian është njohur me projektin e shoqërisë, por problem mbeten edhe detajet financiare pasi Fiorentina nuk mund të konkurrojë me skuadra që i ofrojnë më shumë.

"Në të shkuarën kam refuzuar shumë oferta por problemi më i madh mbetet ai i pagave. Në asnjë mënyrë nuk mund të thyejmë ekuilibrat pasi kjo është shumë e rëndësishme për harmoninë e një ekipi2, vijoi Della Valle.

Në lidhje me të ardhmen e lojtarit, është Manchester United që ka ofruar plot 45 milionë euro, çka do të thotë se në këtë garë edhe Barcelona mund të dorëzohet pasi një shifër e tillë mbetet e pakonkurrueshme për katalanasit që shpenzuan rreth 80 milionë euro për Luis Suarez. /albeu.com/
Shtuar më 09/08/2014, ora 10:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori