E FUNDIT/ Bie nga 20 metra lartësi, humb jetën nëna e dy fëmijëve
“Dello Sport”: Tirana-Partizani, tifozët e kthejnë në festë “black-out”
Gazeta e njohur sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, i ka kushtuar një shkrim derbit të kryeqytetit shqiptar mes Tiranës dhe Partizanit.

“40 minuta pezull për derbin e kryeqytetit shqiptar mes Tiranës dhe Partizanit për shkak të një ‘black-out’-i në impiantin e ndriçimit të stadiumit. Tifozët kanë përfituar nga rasti për ta kthyer atmosferën në një festë të vërtetë duke ndriçuar stadiumin me telefona dhe mjete të tjerë të ndryshëm dhe duke kënduar në mbështetje të skuadrave të tyre derisa u vendos që ndeshja nuk do të rifillonte”, shkruan sajti i “La Gazzetta dello Sport”.

Ndeshja u ndërpre me rezultatin 0-0 dhe pritet që ndeshja të shtyhet për të premten në orën 14:00./albeu.com/


Shtuar më 02/12/2016, ora 10:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori