"Demat e Kuq" mposhtin Kukësin dhe marrin komandën (VIDEO)

Goli i Malës on Vidnews.

Pëlqej
Sapo është mbyllur sfida më e rëndësihme e javës së 8-të të Superligës mes Kukësit dhe Partizanit e cila u luajt në “Elbasan Arena”.

"Demat e Kuq" kanë arritur të marrin një fitore minimale kundër Kukësit por tepër të vlefshme.

Ashtu si në derbin me Tiranën, ishte sërish Mala që shënoi golin vendimtar të sfidës.

Në minutën e 20-të, Mala merr një top nga Bardhi dhe i vetëm përballë Frashërit shënon golin me vlerën e tri pikëve.

Të kuqtë marrin kreun e renditjes me 19 pikë, ndërsa kuksianët mbeten në vend të katërt me 13 pikë.
Shtuar më 08/10/2018, ora 15:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori