Dembele: E pash si të vetmen zgjidhje braktisjen e stërvitjes që Dortmund të lejonte largimin tim
Pëlqej
Pas shumë e shumë tentatviash Barcelona arriti më në fund ta Deembelen nga Borussia Dortmund, por ndihmesën më të madhe katalansve, në realizimin e këtij operacioni, e ka dhënë vetë sulmuesi.

Në një intervistë të dhënë, talenti 20-vjecarë ka treguar se vendosi të braktiste senacat stërvitore tek verdhezinjtë, në momentin që vuri re se drejtuesit e klubit gjerman nuk e dëshironin largimin e tij. Sipas Dembele kjo ishte mënyrë e vetme që ai të largohej nga Borussia Dortmund.

“Në fillim isha i qetë, pasi klubet ishin në fazën e tratativave. E dija që duhet të ruaja qetësinë. Më pas vendosa të mos paraqitesha në stërvitje. Nuk doja të shkoja. Gjithmonë kërkoja një justifikim vetëm për të mos u stërvitur. Nëse kjo marrëveshje nuk do të ishte realizuar, atëherë do të ndihesha keq. Dëshiroja me cdo kusht të firmosja për këtë skuadër”

Të zësh vendin e Neymar nuk është e lehtë, por Dembele i ka idetë e qarta përsa i përket kësaj pjese.

“Neymar është një prej futbollistëve më të mirë në botë. Unë jam i ri dhe jam këtu për të mësuar gjëra të reja dhe të jap më të mirën time. Objektivi im i parë është të integrohem sa shpejt me pjesën tjetër të grupit, të përmisohem cdo dite e më shumë dhe më pas shpresoj të fitoj sa më shumë tituj.”

Talenti 20-vjecarë mund të ishte transferuar sezonin e kaluar tek Barcelona, por preferoi të qëndronte tek Borussia edhe për një tjetër sezon, në mënyrë që të rritej akoma edhe më shumë si futbollist, raporton SuperSport. Në fund të intervistët francezi u shpreh se admirimi i tij për Messin ka nisur që kur ai ishte 8-vjec.
Shtuar më 04/09/2017, ora 10:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori