Dembele gati t'i nënshtorhet nesër operacionit
Ylli francez i Barcelonës, Dembele, vazhdon të vuajë nga lëndimet e njëpasnjëshme, që po ia pamundësojnë shfrytëzimin maksimal të potencialit të tij të madh.

Kur mendohej se lojtari ishte afër rikthimit, ai pësoi një tjetër lëndim në stërvitje, i cili do ta shtyej datën e rikthimit.

Mësohet se Dembele ka udhëtuar sot drejt Turku të Finlandës, ku ai do t’i nënshtrohet një operacioni.

Nuk dihet akoma saktë se sa do të mungojë francezi. Pas operacionit pritet të mësohet më saktësisht për rikuperimin e tij.


Shtuar më 10/02/2020, ora 19:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori