Dembele humb 'El Clasicon'
Futbollisti i Barcelonës, Ousmane Dembele, nuk do të luaj në “El Clasico” ndaj Real Madridit.

Kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga dëmtimi, por Ousmane ëshë skualifikuar me dy ndeshje nga komisioni i Disiplinës në La Liga për kartonin e kuq që mori në fitoren 4:0 të Barçës ndaj Sevillës, sfidë në të cilën shënoi dhe një gol.

Në minutat e fundit të ndeshjes Dembele ironizoi me gjyqtarin për kartonin e kuq që ky i fundit i vuri mbrojtësit të ri të Barçës Araujo dhe iu drejtuar gjyqtarit me fjalët “je shumë i keq”.


Për këtë arsye Dembele është shkualifikuar me dy ndeshje.
Shtuar më 09/10/2019, ora 17:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori