Dembele kontakton me bashkëkombasin te United, rriten spekullimet
Ousmane Dembele është një nga blerjet më të dështuara të Barcelonës, jo për shkak të mungesës së cilësive të sulmuesit, por dëmtimet e kanë ndjekur "këmba këmbës" francezin.

Dembele kaloi te Barcelona për 150 milionë euro, por këto shpenzime të katalanëve nuk u justifikuan kurrë nga francezi.

Një karrierë e stopuar nga lëndimet ka bërë që shumë tifozë, por edhe drejtues të klubit, të humbin besimin te lojtari.

‘Sport’ shkruan se Barca janë të hapur të dëgjojnë ofertat për Dembele.

Skuadrat e Premierligës si Arsenal dhe Manchester United kanë treguar interesim për lojtarin gjatë ditëve të fundit dhe po synojnë të zbulojnë pse lojtari ka probleme me lëndimet.

Në anën tjetër, përkundër faktit se lojtari ka përcjell mesazhe se dëshiron qëndrimin në ‘Camp Nou’, së fundmi situata mund të ketë ndryshuar.

Dembele thuhet të ketë kontaktuar francezin e Man Utd, Anthony Martial, për të pyetur rreth jetës në qytetin e Mançesterit, gjithnjë sipas raportimeve të ‘Sport’.

Këto detaje kanë bërë që të rriten spekulimet për transferimin e mundshëm të Dembele në ‘Old Trafford’.
Shtuar më 20/04/2020, ora 12:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori