Dalin prapaskenat e spektaklit me ambulancat bosh në Tiranë (VIDEO)
Dembele nuk e ka ndërmend të largohet nga Barcelona
Pëlqej
Ernesto Valverde përsëri e la në stolin rezervë Ousmane Dembelen në ndeshjen e së shtunës, por lojtari ka konfirmuar se ai nuk do të largohet nga Barcelona pas një sezoni.

Los Cules ishte njëri prej lojtarëve që u transferua për shifra rekorde pas largimit të Neymar, por edhe pse në fillim pati një lëndim tani Dembele nuk është duke treguar cilësitë e tij.

“Nuk do të largohem pas vetëm një sezoni në Barcelonë”, ka thënë Dembele.

“Kam nënshkruar pesë vjet kontratë me Barcelonën dhe do të rri në këtë ekip për kohë të gjatë”.

“Nuk jam në top të ndeshjes sime për momentin”, ka pranuar ai. “Ngadalë por do të kthehem në formën më të mirë. Po punoj në ushtrime kardio pasi që po lodhem shpejt”, ka thënë ai. /albeu.com/
Shtuar më 16/04/2018, ora 22:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori