Dembele rikthehet në radarët e Liverpoolit, Klopp e ka "fiksim"
Ousmane Dembélé ka qenë gjithmonë një futbollist për të cilin trajneri gjerman, Jurgen Klopp, ka patur gjithmonë simpati. Kur Barça e bleu nga Borussia Dortmundi në vitin 2017, për të zëvendësuar Neymarin, Liverpooli ishte konkurrent i fortë për kartonin e sulmuesit të ri francez, vullneti i të cilit për të qenë pjesë e "blaugranave" pati rolin kryesor në kalimin e tij në Spanjë.

Tre vjet më vonë, Dembélé rishfaqet fuqishëm në orbitën e kampionëve aktualë të Europës. "The Reds" kërkojnë ta rifitojnë fronin e klubit me të fortë në Europë, teksa në këtë sezon u eliminuan nga Atletico Madridi në Champions.

Mbetet për t’u parë se cila do të jetë oferta e Liverpoolit për Demblenë, që sigurisht ka humbur shumë nga vlera e tij pas një tjetër sezoni zhgënjyes te Barça, ku më shumë ka qëndruar i dëmtuar.
Shtuar më 30/05/2020, ora 20:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori