Dembelen nuk e mbajnë më as këmbët e veta, zbarkon me karrocë me rrota në Finlandë
Pëlqej
Ousmane Dembele kaudhëtuar për në Finlandë për t’u operuar dhe për të rregulluar “biceps femoris” në këmbën e tij të majtë, pas dëmtimit që pësoi të shtunën e kaluar kundër Getafes.

Një lëndim që duhet të mbajë mënjanë fushave në tre muaj e gjysmë, siç raportohet nga shërbimet mjekësore të Barçës. Anësori francez arriti me makinë në “Aeroporti El Prat”, duke kryer kontrollin formal të sigurisë.

Pastaj, i shoqëruar nga vëllai i tij, Ricard Pruna, dhe mjeku, lëvizi në një karrige me rrota dhe u mor nga furgoni në rrugën e duhur, ku ai ka pritur për aeroplanin e tij për të udhëtuar drejt Finlandës. Ousmane Dembele, 20 vjeç, do t’i nënshtrohet një operacioni nga Dr.Sakari Orava, i cili më parë ka trajtuar lojtarë të tjerë e Barcelonës si Vermaelen, ose Guardiolën. /albeu.com/
Shtuar më 18/09/2017, ora 11:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori