Dembeles akoma nuk po i besohet se është partner me Messin, shikoni çka bërë pas ndeshjes me Juven
Pëlqej
Zakonisht, Lionel Mesi e shkëmben fanellën e tij me numrin 10 me kundërshtarët, që janë të shumtë në radhë për të trashëguar një kujtim nga ndeshja me argjentinasit. Por, sipas shtypit spanjoll, atij nuk i është afruar një kundërshtar për t’i kërkuar bluzën, por shoku i tij i ri i skuadrës, Osman Dembele.

Sipas gazetarit Migel Riko të “COPE”, sulmuesi francez i ka kërkuar Mesit fanellën e tij pas përfundimit të ndeshjes kundër Juventusit. Sipas informacioneve të tij, ish-talenti i Dortmundit e donte fanellën e shokut të skuadrës si një kujtim për debutimin e tij nga minuta e parë të shtunën.

Dembele është një admirues i “Pleshtit” dhe, të martën në mbrëmje, ai mori një leksion të shkëlqyer nga sulmuesi, i cili shënoi dy herë. /albeu.com/
Shtuar më 14/09/2017, ora 13:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori