Demi: Derbi fitore morali, por unë do zgjidhja titullin
Partizani “ngjyrosi” sërish me të kuqe derbin e kryeqytetit, ndërsa presidenti Gazmend Demi nuk e fshehu kënaqësinë për këtë sukses, por pranoi se është ende herët për të folur për titullin.

“Kemi skuadër më të fortë dhe më të impenjuar, ndaj do të vijojmë me fitore në derbi. Sa i përket titullit, të mbarojë faza e dytë njëherë dhe më pas do të shohim ku jemi”, deklaroi Demi.

Presidenti i të kuqve pranoi se më shumë sesa sukseset në derbi, preferon që skuadra të fitojë titullin kampion, ndërsa vlerësoi edhe paraqitjen e Hebajt, që sot shënoi dy herë.

“Hebajn e kemi marrë me besim të plotë dhe ai sot e shpërbleu, duke shënuar dy gola dhe duke na dhënë fitoren. Derbi është fitore morali, por më e rëndësishme është të fitohet titulli”, theksoi presidenti i Partizanit. /albeu.com/
Shtuar më 01/12/2018, ora 10:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori