Demi para derbit: Të dielën do ta shikoni Partizanin, nuk e ulim kokën
Presidenti i Partizanit, Gazmend Demi ka folur para derbit kundër Tiranës.

Në një prononcim të shkurtër në përfundim të mbledhjes së presidentëve të Superiores në FSHF, numri një i klubit të kuq shpreson që Partizani të fitojë derbin.

Gjendja jo e mirë e Partizanit para derbit?

Demi: Partizanin do ta shohim të dielën, nëse është në gjendje të mirë apo të keqe. E diela vjen shpejt. Presim te dielën dhe shpresoj të na eci goli.

I zhgënjyer me startin?

Demi: Jo nuk jam i zhgënjyer. Pse të jem? Tre pikë prapa dy ekipeve jemi.

Patjetër fitore?

Demi: Nuk ka patjetër sepse është fillimi fare. Kemi kohë. Partizani tregon që nuk e ul kokën. Eksperiencën e ka dhe do të duket çdo gjë të dielën. Shpresojmë të jetë një ndeshje e bukur.

Punimet në kompleks?

Demi: Po, ecin por jo aq sa e prisnim. Shpresoj në fazën e tretë të jetë gati.

I kënaqur me fitimin e derbit me këtë fillim sezoni?

Demi: Për këtë duhet të pyesni stafin teknik.

Është Tirana më e fortë që do përballeni?

Demi: S’e mbaj mend. Nuk jam teknik të them është më e fortë apo më dobët
Shtuar më 26/09/2019, ora 14:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori