Demi: Presim ta fitojë Kukësi se ka thënë Safeti, sezonin tjetër e nisim në stadiumin tonë
Presidenti i Partizanit, Gazment Demi, ishte i ftuar sot në një lidhje direkte në “E Diell” ku ka folur për rifillimin e kampionatit, aktualitetin në klubin e tij, por edhe atë që pritet në vijim nga të kuqtë.

Çfarë presim nga kampionati? – “Presim ta fitojë kampionatin Kukësi se kështu ka thënë Safeti dhe presim të shkojmë në UEFA”.

Vendimi për të rifilluar – “Është serioze, ato rregullore që u tha atë ditë nga Federata sinqerisht është e pamundur të respektohen, por u bë kompromisi dhe le të fillojë. Suksese skuadrave, për mua nuk duhet të rifillonte, edhe me rregullat që janë, është e vështirë që të realizohet”.

Edicioni i Partizanit – “Nuk ka gjithmonë suksese, Partizani vit për vit ka qenë mirë, këtë vit nuk kemi qenë ku menduam pavarësisht investimeve që janë bërë. Nganjëherë lojtarët që mendojmë se i marrim mbi lojtarët tonë, nuk janë përshtatur a nuk di çfarë të them, por nëse arrimjë te UEFA, do të jetë një vit çerek i suksesshëm”.

Oferta për Ramën nga Kukësi – “Safeti do t’i marrë pa lek, mua më kanë bërë një ofertë 2 milionë euro nga një ekip i huaj. Unë i dua që të japin paratë me banka, por ata një pjesë deshën të ma jepnin në dorë dhe nuk pranova që të mos thyeja rregullat financiare në Shqipëri. Por ka patur një ofertë, të jeni të sigurt. Ekip shumë serioz europian”.

Kontributi i ish-lojtarëve të Partizanit të Tirana – “Më duket një normalitet, të gjithë lojtarët tek e fundit do të japin aty ku luajnë, më bëhet qejfi që janë lojtarë të promovuar te Partizani që po japin ndihmesë te Tirana. Tiranën nuk e kemi armik tek e fundit, bashkë jemi këtu, në të njëjtin qytet. Më bëhet qejfi për lojtarët që kanë qenë te Partizani, por është detyrim mnimal që në çdo skuadër të ikin të japin maksimumin”.

Titulli i Tiranës – “E urova paradhënie në mbledhje. I thashë “Urime Rit, e more kampionatin”. Të shohim, e kanë vetë në dorë ata”.

Karantina – “Nuk jam bërë zemërgjerë nga karantina, jam bërë zemërgjërë se nuk do të bëjmë më shumë shpenzime vitin tjetër se do të marrim lojtarë më të fortë meqë mbaruam punë me infrastrukturën”.

Kriza nga koronavirus – “Për të ndikuar ka ndikuar shumë te bizneset e mia, që të themi që do të kentë penalitet nuk shkon. Jemi munduar të bëjmë pagesat jo të fuftës, por paguajmë sigurime dhe ato bazën 1 mijë euro apo 1 milion lekë e kanë marrë të gjithë. Me stafin do ta diskutojmë se kamopionati u shty, do kemi një lloj kompromisi brenda rregullave e mundësive. Kontratat janë kontrata, por edhe FSHF e UEFA mendoj se do të jetë më zemërgjerë me dënimet. Nuk kemi mundësi t’i paguajmë. Unë në bizneset e mia kam dalë me humbje, nuk kisha vetë rrogën e fundit, e kam marrë borxh që të kishin pagesë. Me kompromise arrihen shumë gjëra, korona na ka zbutur, shpresojmë të bëjmë më të mirën pa dëmtuar njëri-tjetrin”.

Kompleksi – “Ndoshta i gjithë kompleksi nuk do inagurohet në shtator, por ndeshjen e parë që fillojmë në sezonin e ardhshëm, është e sigurt që do të bëhet në ministadiumin tonë të vogël”.
Shtuar më 31/05/2020, ora 20:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori