Dëmtimet dhe qëndrimi në stol, Grezda pranë largimit nga Rangers
Eros Grezda po kalon një moment krize te Rangers. Sulmuesi Kombëtares shqiptare ka kaluar një kalvar vuajtjesh nga dëmtimet e shumta që i ndaluan atij të tregojë veten te ekipi që drejtohet nga ish-legjenda e Liverpoolit Steven Gerrard.

Grezda duket se e kanë detyruar stafin që të mendojë për një tjetër alternativë dhe sulmuesi i Kombëtares me shumë gjasa do të largohet.

Mediat britanike bëjnë me dije se Gerrard ka bërë një listë me futbollistët që do t’i japin lamtumirën Reangers dhe Grezda është një ndër to pasi pritej më shumë nga ai. /albeu.com/

Shtuar më 14/05/2019, ora 10:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori