Dëmtimet po detyrojnë Inzagin të braktisë futbollin
Pas dëmtimit gjatë ndeshjes kundër skuadrës së Juventusit, lojtari i skuadrës së Milanit Filipo Inzagi mund të detyrohet që ti japë lamtumirën futbollit. Drejtuesit e kësaj skuadre njoftuan se ai ka pasur një dëmtim muskulor në kofshën e djathtë, gjë që mund ta lërë atë edhe për disa javë jashtë fushës së lojës.


Gjatë këtij sezoni Inzagi është aktivizuar vetëm në 6 ndeshje në Seria A, në në cilën ka një historik me 155 gola të shënuar dhe 369 ndeshje të luajtura. Sipas mediave italiane lojtari mund të vendosë të lërë futbollin pas një karriere të gjatë dhe të bukur. /albeu.com/
Shtuar më 23/03/2012, ora 13:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori