Dëmtimi i Costas, Mou "thumba" Del Bosques
Diego Costa rikthehet, David Silva, jashtë fushe për 4 javë. Sfida në distancë mes Chelsea-t dhe Manchester City-t në Premier League luhet edhe në infermeri. Sot "Blutë" e Jose Mourinhos presin QPR-në në një tjetër derbi.

"Është hera e parë që përballem me skuadrën e Redknapp. Londra është e bukur edhe për këtë motiv, luhen njëmijë derbi. E imagjinoj se me cfarë shpirti QPR do të prezantohet në Stamford Bridge, për ne do të jetë një ndeshje e vështirë. Diego Costa është rikuperuar. Humbi 4 ndeshje pasi u përdor me kombëtaren, pavarësisht se i kishim rekomanduar Spanjës të bënte vëmendje", është shprehur Mourinho

Pas thumbit të rradhës ndaj Vicente Del Bosuqes për menaxhimin e sulmuesit që la brazilin për tu bërë pjesë e "La Roja"-s Mourinho evidentoi kontributin e rëndësishëm të Drogba gjatë periudhës së mungesës së tij.

"Për fat të mirë, Drogba tregoi edhe një herë se është një profesionist i madh. E falënderojmë të gjithë, pronari bordi, shokët e skuadrës dhe stafi teknik. E deshëm sërish me ne pasi ishim të bindur se do të jepte një kontribut të rëndësishëm te Chelsea", vijoi portugezi.

Sot përballë QPR-së Mourinho ka tre mungesa, Ivanoviç, Mikel dhe Remy. /albeu.com/
Shtuar më 01/11/2014, ora 10:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori