Dëmtimi i Fabregas nuk është serioz
Trajneri i Barcelonas, Pep Guardiola ka reaguar në lidhje shkrimet e mediave spanjolle të cilat lëndimin e mesfushorit, Fabregas e konsiderojnë mjaft serioz, por ai ka thënë se ish-kapiteni i Arsenalit nuk ka pësuar ndonjë dëmtim serioz.

Guardiola tha "Gjatë ri-vënies së topit në lojë, Cesc shënoi goli, por u lëndua dhe për fat të mirë nuk është ndonjë dëmtim serioz. Ai do të kthehet sapo të kryhen ndeshjet ndërkombëtare të kombëtares spanjolle".

Cesc Fabregas ndërpreu javën e kaluar seancën e trajnimit, pasi ka dëmtuar muskulin e këmbës së djathtë dhe sipas stafit mjekësor ai do të jetë rreth dy javë jashtë fushave të blerta. /albeu.com/
Shtuar më 03/10/2011, ora 13:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori