Dëmtimi i Hernandez, lajm i keq për tifozët kuqezi
Dalin rezultatet e para të analizave të mbrojtësit francez të Milanit, Theo Hernandez, i cili u dëmtua në një ndeshje miqësore përballë Bayern Munchen, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas një komunikate të klubit kuqezi, dëmtimi i Hernandez është më i rëndë nga sa parashikohej dhe se lojtari do të duhet të bëjë një kontroll tjetër dy javë më vonë, për të përcaktuar edhe kohën e rikuperimit.

Megjithatë e sigurt është që Hernandesz do të humbë startin e kampionatit dhe mund të jetë në dispozicion të Giampaolos vetëm pas mesit të shtatorit, ndërsa deri atëherë, trajneri kuqezi duhet të bazohet te zvicerani Ricardo Rodriguez.

Theo Hernandez iu bashkua kuqezinjve në fillim të muajit korrik, nga Reali i Madridit dhe që në paraqitjet e para fitoi zemrat e tifozëve, duke shfaqur një nivel mjaft të lartë loje, por “vrulli” u ndal në ndeshjen ndaj gjermanëve, ku la fushën i dëmtuar.

Shtuar më 28/07/2019, ora 09:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori