Dëmtimi i Khediras, Bierhoff sulmon Realin
Pëlqej
Dëmtimi i rradhës i Sami Khediras ka irrituar Oliver Bierhoff. Drejtori Teknik i Federatës Gjermane të Futbollit e ka drejtëpërdrejtë me Real Madrid, duke e akuzuar se e nënvlerësoi problemin muskular të mesfushorit.

"Futbollisti erdhi në kombëtare me probleme. U ekzaminua edhe në Madrid, por mjekët nuk e cilësuan si të rëndë dëmtimin e tij. Më pas Khedira vendosi te mjeku që ka besim, Muller-Wohlfarth, dhe ishte pikërisht ai që diagnostikoi dëmtimin muskular", është shprehur Bierhoff. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2014, ora 10:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori