Dëmtimi i Neymar: PSG konfirmon mungesën njëmujore, fansat e lidhin me ditëlindjen e motrës
Neymar pësoi një dëmtim të mërkurën në mbrëmje, në ndeshjen ku braziliani ishte startues në ndeshjen e PSG-së kundër Caen në Kupën e Francës.
PSG fitoi 1-0, por ndeshja mbeti në hije e dëmtimit të
Neymar që erdhi në minutën e 60-të.
Neymar tani zyrtarisht do të jetë jashtë fushave për katër javë, pasi është klubi që e ka konfirmuar vetë këtë gjë.
Neymar tani do të humbasë ndeshjen vendimtare të PSG-së në Ligën e Kampionëve kundër ish-skuadrës Barcelonës në mesjavë.
Ai gjithashtu është në dyshim për ndeshjen e dytë, e cila zhvillohet më 10
mars.
Për ironi të fatit, ditëlindja e
motrës së tij është më 11
mars.
Pse kjo është domethënëse? Epo, çuditërisht,
Neymar është pezulluar ose dëmtuar rregullisht për
ditëlindjen e
motrës së tij në vitet e fundit.
E gjitha filloi në vitin 2015, kur ai mori shumë kartonë të verdhë dhe u pezullua.
Ai u pezullua në vitin 2016 gjithashtu, ndërsa u lënduan për
ditëlindjen e
motrës në vitet 2017, 2018 dhe 2019.
Neymar theu mallkimin kur ai ishte pa lëndime vitin e kaluar, por ai mund të jetë jashtë përsëri për
ditëlindjen e saj muajin tjetër.
Shtuar më 11/02/2021,
ora 20:13