Dëmtimi i rëndë i Kane, anglezi lëviz me paterica (VIDEO)


Harry Kane u dëmtua dje rëndë gjatë ndeshjes kundër Manchester City-t ku Spërsat trimfuan 1-0.

Pas ndeshjes atij i është vendosur një protezë në këmbë, ndërsa lëviz me paterica teksa nga pamjet e publikuara në media shihet qartë që anglezi ecën me paterica dhe se dëmtimi duket mjaft i rëndë.

Pochettino tha se mungesa e sulmuesit britanik pritet të jetë e gjatë madje mund të mungojë të gjithë sezonin.

"Është për të ardhur keq. Do të jetë shumë e vështirë dhe do të na mungojë, ndoshta për pjesën e mbetur të sezonit", ka thënë trajneri argjentinas për "BT Sport".
Shtuar më 10/04/2019, ora 15:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori