Dëmtimi i rëndë i Lloris, francezi kthehet vitin e ardhshëm
Portieri i Tottenham, Hugo Lloris, ka pësuar një dëmtim mjaft të rëndë në ndeshjen kundër Brighton.

Lloris ka dëmtuar bërrylin, në një rënie që në pamje të parë dukej shumë herë më e rëndë sesa dëmet që shkaktoi.

Ekzaminimet e para sollën lajme të mira për Tottenham, pasi dora e portierit nuk pati asnjë thyerje, por lajmet e fundit nuk janë edhe aq të mira sa ai i pari.

Lloris pritet të mungojë deri në vitin 2020. Portieri do t’i mungojë edhe kombëtares së Francës për ndeshjet e ardhshme, mungesë kjo sigurisht e madhe për Deschamps.
Shtuar më 07/10/2019, ora 20:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori