Dëmtimi i Ronaldos, flet Allegri: Ndihet më mirë, por duhet kujdes i veçantë
Të gjithë janë në ankth te Juventusi sa i përket dëmtimit të Ronaldos. Portugezi u dëmtua me Kombëtaren e tij, dhe prezenca e tij në fushë ndaj Ajax-it në Ligën e Kampioneve e programuar për në datën 10 prill është në dyshim.

Në prag të ndeshjes ndaj Empolit të Veselit, ka dalë në konferencë trajneri Massimiliano Allegri, që ka folur edhe rreth gjendjes së Cristiano Ronaldos. Ai është pyetur pse portugezi shkoi në Barcelonë dhe më pas u kthye në Torino, duke ndryshuar planet. "Kishte ditën e lirë! Ndihet më mirë, por duhet kujdes i veçantë.

Do të kthehet kur të ndihet plotësisht 100%. Më mirë të humbësh një ndeshje se sa dy muaj. Prania e tij ndaj Ajaxit nuk është në dyshim, të hënën do të bëjë një tjetër kontroll dhe do të shihet. Por, diçka është e sigurt, nëse nuk ndihet mirë, nuk luan. E kotë të rrezikojmë një sezon për një ndeshje".

Sakaq, mbi ndeshjen ndaj Empolit: "Do të pushojnë disa lojtarë, mes tyre Bonucci. Dybala, Mandzukic dhe Bernardeschi do të jenë në fushë".

Shtuar më 29/03/2019, ora 15:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori