"Dëmtimi i Ronaldos nuk është serioz"
Cristiano Ronaldo pësoi një dëmtim në fillim të ndeshjes së djeshme me Valladolid në La Liga, megjithatë te Real Madrid nuk janë shumë të shqetësuar. Portugezi ndërkombëtar u detyrua të dalë nga loja vetëm pas nëntë minutash të luajtura në "Jose Zorrilla" me një problem të dyshuar dëmtimi, kështu që u hodhën dyshime mbi pjesëmarrjen e tij në dy ndeshjet e mbetura në La Liga, si dhe në finalen e Champions League kundër Atletico Madridit në 24 maj.

Megjithatë, klubi madrilen ka sqaruar se Ronaldo e la ndeshjen me Valadolidin si një masë parandaluese dhe se sulmuesi nuk është duke vuajtur asgjë më të rëndë se sa një lodhje e muskujve.

29-vjeçari u kthye nga një dëmtim për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League me Bayern Munchen në “Santiago Bernabeu” muajin e kaluar, pasi mungoi katër ndeshje, duke përfshirë edhe triumfin në finalen e Kupës së Mbretit ndaj Barcelonës.

"Topi i Artë" në fuqi luajti një rol kyç që “Los Blancos” të fitonin me një rezultat total 5-0 kundër bavarezëve të Guardiolës në gjysmëfinale të Championsit, duke shënuar dy herë në “Allianz Arena”.

Ronaldo e përcolli me shumë ankth ndeshjen e fundit në La Liga, duke shpresuar kishte qenë duke shpresuar për një fitore në Valladolid, çka do t’i linte të hapura shanset e fitimit të titullit në Spanjë. Megjithatë, madrilenët nuk morën më shumë se një barazim, duke dalë praktikisht nga lufta për titull. /albeu.com/



Shtuar më 08/05/2014, ora 16:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori