Dëmtimi i Villa, Del Bosque: Lajm i hidhur
Del Bosque
Vicente Del Bosque duhet të bëjë llogaritë për të “arnuar” menjëherë sulmin e “gjymtuar” të Spanjës kur duhen edhe disa muaj nga starti i Euro 2012.

Lajmin më të keq të muajve të fundit, tekniku kampion bote e mori në pjesën e parë të gjysmëfinales së Botërorit të Klubeve, Al Saad-Barcelona, ku sulmuesi kryesor i Spanjës, David Villa pësoi një frakturë të rëndë në këmbë dhe me shumë mundësi do të mungojë në evenimentin europian.

“Dëmtimi i Villa-s është një lajm i keq për ne por kryesisht për vetë atë si lojtar”, shprehet tekniku iberik, skuadra e të cilit ndodhet në Grupin C bashkë me Italinë dhe Irlandën.
Shtuar më 15/12/2011, ora 18:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori