Dëmtimi nuk është serioz, Rebic mund te jetë gati për derbin ndaj Interit
Ante Rebic la fushën e lojës i dëmtuar në transfertën e djeshme të Milanit ndaj Crotones, ndërsa sot ka kryer edhe ekzaminimet e para mjekësore.

Klubi kuqezi ka njoftuar se dëmtimi nuk është shumë serioz dhe se në ditët e ardhshme pritet të kryhet edhe rezonanca magnetike, për të përcaktuar kohën e rikuperimit.

Gjithsesi nga klubi milanez bëjnë me dije se synimi i mjekëve është që të rikuperojnë plotësisht kroatin për derbin e Milanos, i planifikuar për t’u luajtur më 17 tetor, pas grumbullimit të kombëtareve.

Ante Rebiç është shndërruar në një nga pikat më të forta të Milanit dhe në vitin 2020 është futbollisti që ka shënuar më shumë, ndërsa pak ditë më parë kuqezinjtë ushtruan edhe të drejtën e blerjes përfundimtare të kartonit të kroatit.
Shtuar më 29/09/2020, ora 08:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori