Dëmtimi, Ronaldo në dyshim ndaj Atleticos
Pëlqej
Te Real Madrid vazhdojnë të shqetësohen për formën fizike të Cristiano Ronaldos. Në sfidën e parë të Superkupës së Spanjës ndaj Atletico Madrid, e goditi vetëm një herë portën me kokë. Një problem muskular në bicepsin femoral, sipas mjekëve të skuadrës e detyruan luzitanin të mos zbriste në fushë në pjesën e dytë ndaj "Los Colchoneros", për t’u zëvendësuar nga James Rodriguez.

Aktivizimi i 29-vjeçarit portugez në ndeshjen e kthimit mbetet dyshimi kryesor i Carlo Ancelottit, i cili e ka të qartë se Los Blancos humbin shumë nga potenciali i tyre pa Ronaldon në fushë.

Nëse u referohemi stastikave të sezonit të kaluar, por jo vetëm, Ronaldo mbetet një pikë shumë e rëndësishme e formacionit madrilen. Gjatë sezonit të kaluar e ka goditur portën kundërshtare 6.8 herë në cdo takim, 1.7 herë më shumë se Messi. Sigurisht që statistika që e diferencon më shumë nga rivalët është mesatarja e golave për ndeshje. Në 248 takime me fanellën e Realit ka shënuar 254 gola, pra më shumë se një gol për ndeshje.

Sezonin e shkuaar Ronaldo humbi 8.8% të ndeshjeve për arsye dëmtimi, kështu që problemi në Bicepsin femoral mund të ketë lidhje me shqetësimet që ka kaluar në gjurin e majtë.

Stafi mjekësor i Realit kërkon të jetë shumë i kujdesshëm dhe sugjeron mosaktivizimin e fituesit të "Topit të Artë" këtë të premte, edhe pse për momentin bëhet fjalë vetëm për një mbingarkesë fizike. /albeu.com/
Shtuar më 21/08/2014, ora 11:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori