Dëmtimi, Ronaldo nuk luan ndaj Triestes
Juventusi po bën përgatjet e fundit me miqësore para fillimit të sezonit të ri ku e presin ndeshje të forta në kampionat dhe Champions League.

Mediat italiane bëjnë me dije se ai nuk do të jetë në ndeshjen me Triesten të shtunën për shkak të problemeve që ka me muskujt, ndërsa është e sigurt që nuk do të mungojë në ndeshjen tjetër kundër Parma-s, shkruan Albeu.com.

Ronaldo ka një dëmtim të muskuj, i cili nuk është i rëndë megjithatë nuk e lejon që të ketë një performancë të mirë, ndërsa mjekët e kanë këshilluar të qendrojë disa ditë jashtë fushës për të mos rënduar situatën. /albeu.com/

Shtuar më 15/08/2019, ora 14:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori