Dëmtimet nuk i ndahen Bayernit këtë sezon, në infermieri dy titullarë
Manuel Neuer dhe Mats Hummels kanë dalë të dëmtuar nga fitorja e fundit e bavarezëve me rezultatin 4-1 kundër Fortuna Dusseldorf.

Portieri është zëvëndësuar në minutën e 34 nga portieri i dytë Ulreich.

Ky i fundit është i gatshëm pas problemeve që pati shfaqur. Kështu Nojer pritet të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme ndaj Werder Bremen në kampionat dhe në finalen e Kupës së Gjermanisë.

Edhe gjendja e Hummels nuk duket aspak e mirë. Mbrojtësi pësoi një tërheqje muskulare. Për mbrojtësin akoma nuk është përcaktuar koha e rikuperimit.

Kështu Bayern Munchen penalizoet përsëri nga dëmtimet, që këtë vit kanë qenë të pafundëm për ekipin e trajnerit Kovaç. /albeu.com/



Shtuar më 15/04/2019, ora 17:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori