Dëmtohen dy yjet e Juves, mungojnë ndaj Milanit
Juventusi mori fitoren e radhës në kampionat teksa mposhti në shtëpi Torinon me rezultatin 4-1.

Bardhezinjtë marshojnë kështu drejt titullit të nëntë radhazi në Serinë A, mirëpo në sfidën e së martës do të kenë sërish një provë për të kaluar.

Torinezët udhëtojnë në Milano, ku përballen me Milanin. Kuqezinjtë do të provojnë t’I ndalin bardhezinjtë e të përsërisin dy ndeshjet e Kupës ku Juventusi nuk ia doli të fitonte ndaj tyre.

Sakaq, për këtë takim trajneri Mauricio Sarri duhet të rreshtojë ekipin pa mbrojtësin Matijs De Ligt dhe Paulo Dibala.

Të dy këta futbollistë, pas rifillimit të futbollit kanë qenë ndër më të mirët në fushë, sidomos sulmuesi argjentinas që ka shënuar me vazhdimësi.

Ndërkohë, pritet që Sarri të hedhë në fushë mbrojtësin Rugani dhe Gonzalo Higuain.
Shtuar më 05/07/2020, ora 16:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori