Dëmtohen Perisic dhe Miranda, kthehet Icardi ndaj Genoas
Perisic dhe Miranda do të mungojnë kundër Genoas, ndërsa pritet të rikthehet Mauro Icardi.

Sipas “Calciomercato.com”, dyshja; Ivan Perisic dhe Joao Miranda do të mungojnë kundër Genoas, sfidë kjo që zhvillohet me 17 shkurt në orën 20:45.

Mesfushori kroat ka probleme me shpatull, ndërsa braziliani disa shqetësime të vogla që ia pamundësojnë paraqitjen kundër Genoas.

Por, Lisandro Lopez pritet të jetë i gatshëm ashtu si kapiteni Mauro Icardi që pritet të rikthehet pas problemeve muskulore. /albeu.com/
Shtuar më 12/02/2018, ora 20:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori