Dëmtohet Abidal, 10 ditë larg fushave
Eric Abidal
Mbrojtësi i Barcelonës, Eric Abidal do të mungojë për 10 ditë në fushë përfshirë këtu edhe ndeshjen e Francës ndaj Shqipërisë të vlefshme për kualifikimet për Euro 2012.

Mbrojtësi francez u dëmtua gjatë fitores së mbrëmshme të Barcelonës me rezultatin 1-0 ndaj Gijon, ndërsa u zëvendësua nga Maxwell në fillim të pjesës së dytë.

Testet kanë treguar se ai ka pësuar një dëmtim në këmbën e majtë dhe pritet të rikuperohet nga një javë deri në 10 ditë.

Kjo do të thotë se ai do të mungojë në dy sfidat e radhës të cilat është dashur t'i luajë me kombëtaren e Francës, atë kundër Shqipërisë më 7 tetor dhe kundër Bosnjës më 10 tetor. /albeu.com/
Shtuar më 03/10/2011, ora 12:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori